Arteta jep përditësime të reja për lëndimin e Sakas

Saka i dha epërsinë Arsenalit pas 56 minutash, por u detyrua të largohej tetë minuta më vonë, pasi u rrëzua dhe tregoi me gisht në kofshën e majtë.

Sport

27/11/2021 17:36

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dha detaje të kufizuara për Sakën gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes, por pjesëmarrja e 20-vjeçarit në përballjen e së enjtes me Manchester United tani duket e pasigurt.

“Ishte një veprim ku ai tha se ndjeu diçka”, tha Arteta.

“Ai nuk ishte i qetë për të vazhduar dhe ne do të duhet ta vlerësojmë atë nesër dhe ndoshta ta skanojmë dhe të shohim nëse ka ndonjë lëndim atje”.

Saka u zëvendësua nga Gabriel Martinelli, i cili vulosi fitoren me golin e dytë të Arsenalit vetëm 93 sekonda pas daljes nga pankina.

Arteta e ka përdorur Sakën në të 13 ndeshjet e Arsenalit në Premier Ligë këtë sezon, por anësori anglez tani mund të jetë një dyshim për vizitën e së enjtes në Old Trafford, me një udhëtim në Everton pas katër ditësh. /Lajmi.net/