Arteta jep lajme pozitive për rikthimin e Xhakës në fushë

Mikel Arteta ka zbuluar disa lajme pozitive për gjendjen fizike të Granit Xhakës kur u përball me mediat në 'London Colney' të enjten.

Sport

25/11/2021 11:49

Mesfushori ndërkombëtar i Zvicrës ka qenë jashtë fushës që kur pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit kundër Tottenhamit më 26 shtator dhe pritej të ishte jashtë deri në Vitin e Ri.

Por Arteta është optimist se ai afat kohor mund të çohet pak përpara.

“Shpresojmë se ai do të jetë pak më shpejt se sa pritej,” tha menaxheri spanjoll.

“Ai po stërvit dhe po e shtyn veten dhe të gjithë stafin aq fort si gjithmonë.

“Ai është në një vend të mirë, ai po evoluon mirë dhe shpresojmë se ne mund ta kemi atë pak më herët. Është ende pak herët për të vendosur”, ka përfunduar spanjolli.

Arsenali ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj skuadrës së Newcastles në Emirates Stadium të shtunën nga ora 13:30. /Lajmi.net/