Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

Arteta gëzon edhe më shumë tifozët e Arsenal: Aubameyang dëshiron të qëndrojë, pritet vetëm zyrtarizimi

21:24 | 1 Gusht 2020

Mikel Arteta ka dhënë edhe një lajm fantastik për tifozët e Arsenal.

Arsenal kanë fituar Kupën FA duke shënuar fitore 2:1 kundër Chelsea, për të fituar atë  që është trofeu i parë i Arteta si trajner.

Në këtë ndeshje, 2 gola shënoi Pierre Emerick Aubameyang, ylli i skuadrës që lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Emirates’.

Lidhur me të ardhmen e lojtarit ka folur trajneri spanjoll, i cili ka gëzuar tifozët e Arsenal me deklaratat e tij.

“Ai e di se çfarë unë mendoj për të. Unë dua të ndërtoj skuadrën rreth tij”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë dhe tani ka të bëjë vetëm me finalizimin e marrëveshjes”, ka shtuar spanjolli.

Aubameyang ka qenë lojtari kryesor i Arsenal dhe largimi i tij do të ishte humbje shumë e madhe për ‘Gunners’. /Lajmi.net/