Arteta flet për transferimin e mundshëm të Mudryk dhe rikthimin e Jesus nga lëndimi
Së fundmi nuk kanë të ndalur spekulimet që po e lidhin Mykhalo Mudryk me një transferim te Arsenali. Lideri i Premier Ligës po kërkon me çdo kusht të përforcojë repartin e sulmit me Mudryk, ku edhe kanë bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh dhe 25 milionë të tjera në formë të bonuseve, transmeton lajmi.net.…
Sport
Së fundmi nuk kanë të ndalur spekulimet që po e lidhin Mykhalo Mudryk me një transferim te Arsenali.
Lideri i Premier Ligës po kërkon me çdo kusht të përforcojë repartin e sulmit me Mudryk, ku edhe kanë bërë një ofertë prej 70 milionë eurosh dhe 25 milionë të tjera në formë të bonuseve, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Shakhtar Donetsk do ta pranojë këtë ofertë, ndërsa kushtet personale me lojtarin nuk janë problem për Arsenalin.
I pyetur për transferimin e Mudryk, Arteta e pranoi se ka interesim dhe se klubi po tenton që ta transferojë atë.
“Ka interesim në disa gjëra për ta përmirësuar skuadrën. Nuk kemi shumë zgjidhje në disa reparte të caktuara, ne jemi duke provuar”, tha Arteta.
Po ashtu, trajneri i Arsenalit foli edhe për situatën e Gabriel Jesus, i cili momentalisht është duke u rikuperuar nga lëndimi në gju.
“Gabriel Jesus? Ai është në vendin e duhur sa i përket kohës që ne kemi vendosur për të, por ende nuk është afër të rikthehet”, tha Arteta.
Arsenali i rikthehet aksionit në Premier Ligë këtë vikend, respektivisht të dielën, ku zhvillon ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Tottenhamit (17:30)./Lajmi.net/