Arteta flet për “shpërthimin” e Granit Xhakës në Premierligë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se ndryshimi i mentalitetit është një nga arsyet që qëndron pas “shpërthimit” të Granit Xhakës para portës këtë sezon. Mesfushori shqiptar i Arsenalit ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime këtë edicion në të gjitha garat. Kur Arteta u pyet për sekretin e kthesës së Xhakës përpara…

Sport

08/04/2023 10:00

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se ndryshimi i mentalitetit është një nga arsyet që qëndron pas “shpërthimit” të Granit Xhakës para portës këtë sezon.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime këtë edicion në të gjitha garat.

Kur Arteta u pyet për sekretin e kthesës së Xhakës përpara ndeshjes së madhe të kësaj fundjave, spanjolli këmbënguli se një mori faktorësh kanë luajtur një rol në “rilindjen” e mesfushorit Xhaka.

“Mentaliteti. Ndjehet i aftë për ta bërë këtë, të kuptuarit se ku duhet të pozicionohet në momentet e duhura, të stërvitet çdo ditë. Ai është i gatshëm të përmirësojë dhe të mbështesë ekipin në fushat që ne ndjemë. Ishte e nevojshme që skuadra të bënte një hap tjetër përpara në mënyrën tonë të lojës”, tha Arteta, njofton Mirror, transmeton lajmi.net.

Arsenali do ta ketë një “test” të vështirë këtë fundjavë në elitën e futbollit anglez.

“Topçinjtë” të dielën vizitojnë “Anfield Road” për t’u ballafaqur me Liverpoolin, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të./Lajmi.net/