Artan Hajrizi: Nuk më intereson Fatoni, i kam thënë largohu ose e thërras policinë
Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe i cili dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër, ka shpjeguar se si janë gjetur dokumentet personale të tij në Serb Në Rubikon të Klan Kosovës, Artan Hajrizi tha se vëllai i tij ia ka vjedhur dokumentet…

Lajme
Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe i cili dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër, ka shpjeguar se si janë gjetur dokumentet personale të tij në Serb
Në Rubikon të Klan Kosovës, Artan Hajrizi tha se vëllai i tij ia ka vjedhur dokumentet të martën, pasi ka vizituar në banesën e tij në Gjermani.
“Nuk më intereson se ku gjendet Fatoni. Nuk jam në rrjedha, nuk jam në këto gjëra. Dokumentet e mia, Fatoni m’i ka vjedhur para dy ditëve. Ai, qysh në fillim ka dalë jashtë. Nuk e di me çfarë dokumente ka dalë, nuk di asgjë. Ai ka ardhur një orë, i kam thënë tek unë nuk ke vend, nuk dua probleme dhe i kam thënë t’i thërras policinë ose dil jashtë”, tha Artan Hajrizi.