Arta Nitaj: Në klubet e Dubait, më së shumti takova shqiptarë

Arta Nitaj flet për udhëtimet e shpeshta në Dubai.

ShowBiz

04/12/2020 22:00

Arta Nitaj është emër shumë i komentuar për udhëtimet e shpeshta në Dubai, për të cilat u tha shumëçka.

Në mesin e thashethemeve që qarkulluan, u pretendua se bukuroshja kishte nisur punën në një klub nate atje.

Por, ajo ishte e ftuar së fundi tek “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku mohoi të ketë punuar në klubet e Dubait.

Arta deklaroi se në klub kishte dalë për qejf, ndërsa sa i përket qëndrimit atje tha se shkoi për t’u zhvenosur për të nisur një jetë të re atje për një kohë.

“Në ato klube për të cilën kanë shkruar [mediat], kam takuar më së shumti shqiptarë”, deklaroi Nitaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arta Nitaj ‎ (@artaanitaj)

Madje, ajo kishte menduar të niste garat për bodybuilding që do të mbaheshin në nëntor të këtij viti, por pasi erdhi në Kosovë për vizitë, nuk arriti të kthehej atje për shkak të pandemisë.

Arta përmendi edhe lajmet për fotografitë eksplicite, ku pretendohej se personi në atë foto ishte pikërisht ajo, por u shpreh sërish se fotot ishin të një pornostareje ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arta Nitaj ‎ (@artaanitaj)