Arta Bajrami zbulon datën e publikimit të këngës së re

Arta po vjen me këngë të re.

ShowBiz

23/01/2021 08:31

Arta Bajrami ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e saj, të cilët prisnin projekt të ri nga ajo, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi, këngëtarja ka bërë të ditur se projekti i saj i ri titullohet “Halita” dhe publikohet nesër (e diel).

“Halita…?! Nesër premierë në YouTube”, ka shkruar ajo.

Arta publikoi edhe një foto të shkëputur nga videoklipi, në të cilën u shfaq e veshur me fustan të bardhë.

Projekti i fundit muzikor nga Arta Bajrami titullohet “Pse mu” dhe e solli në duet me Don Arbas. /Lajmi.net/

YouTube player

 

YouTube player