Arsyetimi qesharak i Benitezit
Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez ka dhënë një arsyetim qesharak për aktivizimin e Denis Cheryshevit të suspenduar, në duelin kundër Cadizit në Copa del Rey.

Sport
Rafael Benitez ka dhënë një arsyetim qesharak për aktivizimin e Denis Cheryshevit të suspenduar, në duelin kundër Cadizit në Copa del Rey.
Trajneri i Real Madridit ka thënë se nuk ishte në dijeni se Cheryshev ishte i suspenduar.
E, ky gabim mund t’i kushtojë skuadrës madrilene me përjashtim nga gara.
“Sigurisht, nuk e kemi ditur se Cheryshev ishte i suspenduar”, deklaroi Benitez pas ndeshjes për “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.
“Për të dëshmuar shpirtin e mirë sportiv, ne e kemi zëvendësuar”, u shpreh ai.