Arsyet për largimin e Fabregasit nga Barcelona

Cesc Fabregas pritet të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ylli spanjoll mund të braktis gjigantin katalan, vetëm tri vjet pas rikthimit në klub. Arsyet janë të shumta.

Sport

03/06/2014 20:50

Ekzistojnë shumë arsye pse Cesc Fabregas mund të largohet nga Barcelona, tri vjet pas rikthimit në klub.

E para, dhe ndoshta më kryesorja, mesfushori nuk ka garanci se do të jetë titullar në projektin e ri të ekipit me trajnerin Luis Enrique, shkruan El Mundo Deportivo. Për më tepër, futbolli anglez i përshtatet më së tepërmi karakteristikave të tij.

Dhe, pikërisht kjo ka bërë që edhe reprezentuesi spanjoll të mos e kundërshtojë mundësinë e rikthimit në Premierligë, ku do të ketë rol më të madh për të luajtur se sa në Barcelonën e re të Enriques.

Nga një këndvështrim tjetër, Fabregas dhe gruaja e tij Daniella Semaan kanë dy fëmijë, dhe kanë kaluar shumë vjet së bashku në Londër, ku mesfushori ishte pjesë e Arsenalit gjatë periudhës 2003-2011.

Derisa Arsenali nuk duket i interesuar për rikthimin e tij, Chelsea, tjetër klub nga Londra, duket se tenton blerjen e tij nga Camp Nou.