Arsyeja qesharake pse Ronaldo nuk vesh këpucë me ngjyrë të zezë
Ndoshta e keni vërejtur se Cristiano Ronaldo asnjëherë nuk vesh këpucë me ngjyrë të zezë gjatë një ndeshje futbolli.

Sport
Portugezi ka një arsye interesante për injorimin që i bënë këpucëve me këtë ngjyrë.
Këtë e ka zbuluar nënkryetari i firmës së mbathjeve ‘Nike Football’, Max Blau, i cili punon ngushtë me yllin 31-vjeçar të Real Madridit.
“Cristiano Ronaldo nuk pëlqen të mbath këpucë të zeza, sepse ai thotë se e zeza duket e ngadalshme dhe ai dëshiron të ndjehet i shpejtë”, ka deklaruar Blau për ‘Goal.com’, përcjell lajmi.net.