Arsyeja pse IKSHPK nuk publikoi raportin 24-orësh të rasteve me COVID-19

Të gjithë punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend kanë hyrë në grevë 8-orëshe.

Lajme

25/11/2021 15:12

Greva ka ardh për shkak të mosplotësimit të kërkesave të punëtorëve shëndetësorë që lidhen me implementimin e Ligjit të Pagave

Ndërsa, në grevë kanë hyrë edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kështu ka bërë të ditur sot Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Ndërsa, me të hyrë në grevë, deri tani IKSHPK nuk ka publikuar as raportin 24-orësh të infektimeve me COVID-19.

Në faqen e Facebook’it të Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk është publikuar raporti i IKSHPK-së.

Ky raport zakonisht publikohet para orës 15:00.

Punëtorët shëndetësorë në grevë, kanë një mesazh për kryeministrin Kurti