Arsyeja pse Barcelona nuk mund të konfirmojë rinovimin e Messit

Barcelona vazhdon të ketë probleme të mëdha nga ana financiare.

Sport

05/07/2021 21:45

Goal ka raportuar se Barcelona duhet të paguajë vlerën e plotë të 143.65 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Kjo është vlerë e lartë në La Liga, duke marrë parasysh se blaugranasit kanë arritur limitin e shpenzimeve prej 347 milionë euro.

Këtu përfshihen të gjitha pagat e lojtarëve, stafit, paraqitjet dhe bonuset që janë realizuara në transferime.

Kësisoj, Barcelona duhet të shesë disa lojtarë të ekipit të parë, derisa Matheus Fernandes është i pari që u largua si agjent i lirë.

Barcelona duhet ta zbres buxhetin në 50 milionë euro dhe për këtë arsye, rinovimi i kontratës së Lionel Messit praktikisht është i komplikuar dhe La Liga refuzon ta regjistrojë derisa të arrihet bilanci./Lajmi.net/