Arsyeja e vërtetë pse Solskjaer duhej të vishte jelekun sportiv kundër PSG-së

Manchester United i Ole Gunnar Solskajer ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me fitoren 1:3 në Parkun e Princave.

Sport

07/03/2019 08:52

‘Djajtë e Kuq’, edhe pse kishin rezultat aspak të favorshëm prej 0-2 nga ndeshja e parë, besuan deri në fund dhe arritën të përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit, për t’iu bashkuar listës së tetë skuadrave më të mira të Evropës për vitin 2018/2019.

Por, tani që kjo ndeshje është shndërruar në qendër të vëmendjes, tifozët kanë vërejtur diçka që jo shpesh herë shikohet në futboll.

Trajneri i skuadrës mysafire Ole Gunnar Solskjaer kishte veshur një jelek sportiv të UEFA-s mbi pallton e tij dhe menjëherë tifozët pushtuan rrjetet sociale duke pyetur për arsyen.

Arsyeja është se ngjyrat e fanellave të PSG-së ishin të zeza, ashtu si veshja e trajnerit norvegjez dhe që mos të ndodhte ndonjë ngatërrim nga gjyqtari apo lojtarët, pasi zona ku trajneri mund të lëvizë është afër vijës së fushës, u detyra të veshë jelekun sportiv me ngjyrë ari në mënyrë që të dallohet./Lajmi.net/