Arsim Bajrami: Nëse nuk zgjidhet kryeparlamentari, shkohet në zgjedhje të reja
Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i pritshëm pasi që janë shënuar parregullsi gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Lajme
“Tani jemi të sigurt se jemi në rrugën e mirë dhe ky është momenti që të nisim ndërtimin e institucioneve shtetërore”, ka thënë Arsim Bajrami në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Ai shtoi se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga të gjithë.
“Partitë opozitare kanë gabuar kur kanë formuar koalicionin paszgjedhor vetëm për ta stopuar qeverinë “Thaçi 3””, ka thënë Bajrami, duke shtuar se vetëm koalicionet parazgjedhore mund të fitojnë shumicën.
Deputeti Bajrami ka thënë se koalicionet pazgjedhure nuk mund të formohen në seancën konstituive të Kuvendit. Kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur askund në botë.
Arsim Bajrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj sqaroi rrugën juridike dhe se i hapi rrugën krijimit të institucioneve.
Duke folur në emisionin Interaktiv të KTV-së, Bajrami tha se dy situatat e fundit që u dërguan në Gjykatën Kushtetuese ishin të qarta edhe para këtyre vendimeve.
“Mendoj se një vendim i pritur, i cili hap rrugë për konsolidimin e institucioneve për themelimin kushtetues të parlamentit dhe qeverisë. Tani më janë hequr të gjitha dilemat sa i përket paqartësive juridike dhe kushtetuese pas një procesi të mirë ku është krijuar legjitimiteti demokratik “, tha Bajrami.
Ai theksoi se askush nuk guxon ta mbajë peng procesin, pasi sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i qartë.
“Vota e popullit nuk është për të krijuar bllokadë, është për të qeverisur”.
Ai tha se asnjë lider, përfshi Hashim Thaçin, nuk guxon ta mbajë peng procesin, por të qeverisin ashtu siç ua dha votën populli.
Sipas Bajramit, LDK-AAK-Nisma kanë gabuar me kohën kur e lidhën koalicionin.
“Sikur kanë bërë gabim duke krijuar një koalicion paszgjedhor”, tha Bajrami, duke shtuar se koalicioni paszgjedhor ekziston, por atë e bën fituesi.
“Gjithmonë koalicionin do ta bëjë fituesi, dhe atij i jepet mandati që të krijojë koalicion pasgjedhor”.
“Nëse PDK nuk arrin të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, në dy tentimet e tyre, atëherë prapë do të shkohet në zgjedhje.
“Nëse ajo nuk ia del herën e parë, herën e dytë, pastaj duhet të kthehet prapë te sovrani”, tha Bajrami.