Arsim Bajrami humb betejën, sekretari Dakaj duhet të kthehet në punë (Dokument)

U shkarkua në qershor të këtij viti, nga vetë ministri Arsim Bajrami. Por tani, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Xhavit Dakaj, do t’i kthehet përsëri punës së tij.

Lajme

13/10/2015 15:04

Vendimin për kthimin e tij e ka marrë Këshilli i Pavarur  Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Këtë vendim, ministri Bajrami duhet ta aprovojë brenda 15 ditësh.

Xhavit Dakajt i kanë mbetur veç edhe tetë ditë kohë për t’u rikthyer në punën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Ai, në këtë punë do të kthehet pas pesë muajve, pasi në qershor ishte shkarkuar nga ministri Arsim Bajrami.

Ministri, e pati shkarkuar atë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe keqmenaxhim.

Por, krejt ketë konstatim të Ministrit e ka hedhur poshtë Këshilli i Pavarur i Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“Obligohet ministria e Arsimit që në afat prej 15 ditës, nga dita e pranimit të këtij vendimi, ankuesin ta kthej në vendimin e punës Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e tij e punës”, thuhet në këtë vendim.

Xhavit Dakaj kishte bërë ankesë në këtë Këshill pas vendimit të datës 25 maj të këtij viti i lëshuar nga Ministri i Arsimit./ExpressDokument