Arsim Bajrami, edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të Kuvendit

Ajo që ishte paralajmëruar u vendos sot – Kryesia e PDK-së zyrtarizoi kandidaturën e Arsimit Bajramit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në seancën që pritet të zhvillohet të premten.  

Lajme

10/09/2014 22:08

Kryesia e PDK-së përsëriti se vullneti i qytetarëve duhet të respektohet.

Adem Grabovci, deputet i kësaj partie, duke folur për RTK-në pas seancvës së Kryesisë së PDK-së, tha se nëse ata nuk arrijnë të implementojnë planin të cilin e kanë votuar qytetarët e Kosovës më 8 qershor, atëherë do të vijë në radhë opsioni për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Grabovci shtoi se çdokush që tenton të veprojë jashtë Kushtetutës do të bie ndesh me interesat e shtetit të Kosovës.