Arsene Wenger, trajneri që refuzoi tre herë Real Madridin

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka gjetur emrin e tij të lidhur me Real Madrid vazhdimisht gjatë gjithë karrierës së tij, por francezi i ka thënë gjithmonë jo kur iu ofrua mundësia për të qenë trajner i 'Los Blancos'.

Sport

16/10/2019 15:51

Tani papunë që pas largimit nga Arsenali, Wenger nuk është aq i sigurt nëse kishte të drejtë për refuzimet e bëra.

“Ndoshta unë sakrifikova disa fitore në favor të besnikërisë”. tha ai për bein Sports, transmeton lajmi.net.

“Unë isha në vendin e përsosur për mua, kështu që pse të rrezikoja që të mos ndihesha mirë me punën time?

“Sot ndonjëherë mendoj nëse vërtet kisha të drejtë ose jo duke i refuzuar ata [Realin], por në atë kohë ndihesha sikur isha në klubin e duhur”, zbuloi Wenger. /Lajmi.net/