Arsene Wenger shpërthen ndaj gjyqtarëve, ja deklarata e tij

Arsene Wenger ka shpërthyer ndaj gjyqtarëve që ndanë drejtësinë në ndeshjen Manchester City – Arsenal.

Sport

18/12/2016 19:31

Manchester City arriti të përmbys rezultatin nga 0:1 në 2:1 ndaj Arsenalit, me golat e shënuara nga Sane dhe Sterling.

Por, i pakënaqur me gjyqtarët është deklaruar trajneri Arsene Wenger.

“Të dy golat u shënuan nga pozita jashtë loje. Kundër nesh pati disa vendime aspak të mira. Goli i dytë u shënua nga rreth pesë metra pozitë jashtë loje”, ka deklaruar Wenger, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.