Arsenalit i pëlqen të qajë

Jose Mourinho mbrojti taktikat e Chelseas dhe kritikoi Arsenalin për reagimin e tyre ndaj disa ndërhyrjeve të ashpra në barazimin 0:0 mes skuadrave të hënën mbrëma. Mikel Arteta kërkoi përjashtimin e John Obi Mikelit pas një ndërhyrjeje të nigerianit ndaj tij, kurse Arsene Wenger është ankuar se mesfushori i Chelseas ishte me fat që i…

Sport

24/12/2013 08:57

Jose Mourinho mbrojti taktikat e Chelseas dhe kritikoi Arsenalin për reagimin e tyre ndaj disa ndërhyrjeve të ashpra në barazimin 0:0 mes skuadrave të hënën mbrëma.

Mikel Arteta kërkoi përjashtimin e John Obi Mikelit pas një ndërhyrjeje të nigerianit ndaj tij, kurse Arsene Wenger është ankuar se mesfushori i Chelseas ishte me fat që i shpëtoi ndëshkimit më të rëndë.

Por, Mourinho ka diçka tjetër për të thënë. “Atyre u pëlqen të qajnë, është traditë. Preferoj të them se njerëzit anglez, dhe u jap një shembull, Frank Lampard, kurrë nuk do të provokonin një situatë të tillë”, deklaroi Mourinho.

“Futbollistët nga shtete të tjera, sidomos disa shtete, e kanë atë në gjakun e tyre. Futbollistët e huaj sjellin shumë të mira por preferoj gjak anglez në futboll dhe gjaku anglez në situata të tilla thotë ‘hajde, vazhdo’.”