Arsenalit i lëndohet edhe një lojtar

Arsenal është duke kaluar nëpër një situatë tejet të vështirë në këtë sezon.

Sport

28/01/2019 13:14

Arsenal po përballet me lëndime të shumta të lojtarëve, ndërsa po marrin edhe rezultate të dobëta.

Laurent Koscielny është lojtari i fundit që është lënduar te skuadra londineze, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi francez ka një zgjatje të muskulit, ndërsa do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë Koscielny, mirëpo Arsenal mund të mbetet pa të deri në tri javë. /Lajmi.net/