Arsenali ‘vjedh’ përforcimin e Barcelonës

Arsenali është duke bërë përpjekje për transferimin e mesfushorit të Southamptonit, Morgan Schneiderlin, futbollist i cili kërkohet edhe nga Barcelona.

Sport

06/03/2015 11:03

Arsenali është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Southamptonit, Morgan Schneiderlin.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, menaxheri i Gunners, Arsene Wenger është duke përgatitur një ofertë për francezin, të cilin Southampton dëshiron ta mbajë në klub, por do ta ketë mjaft vështirë.

Arsenali insiston për transferimin e tij dhe është në gjendje t’i ofrojë pagë më të madhe se ajo prej 65 mijë euro në javë e premtuar nga Southampton.

Andaj, Barcelona tani është në disavantazh për të arritur deri tek blerja e tij, sepse i ka të ndaluara përforcimet deri në janarin e vitit 2016.