Arsenali vazhdon marshimin drejt titullit, fiton edhe derbin e qytetit kundër Tottenham
Ka përfunduar ndeshja në derbin e Londrës veriore. Arsenali fitoi me meritë 2:0 ndaj Tottenham, shkruan lajmi.net. Gjatë gjithë ndeshjes lojë më të mirë zhvilluan ‘Topçinjtë’, kështu duke marrë pikët e plota. Në fillim të takimit ishte Eddie Nketiah që kishte mundësi të mirë shënimi. Por, gjuajtjen e tij e priti portieri i Tottenham, Hugo…
Sport
Ka përfunduar ndeshja në derbin e Londrës veriore.
Arsenali fitoi me meritë 2:0 ndaj Tottenham, shkruan lajmi.net.
Gjatë gjithë ndeshjes lojë më të mirë zhvilluan ‘Topçinjtë’, kështu duke marrë pikët e plota.
Në fillim të takimit ishte Eddie Nketiah që kishte mundësi të mirë shënimi. Por, gjuajtjen e tij e priti portieri i Tottenham, Hugo Lloris.
Në minutën e 15` pas një gjuajtje në portën e francezit nga Bukayo Saka, portieri gaboi dhe shënoi autogol.
Kështu kaluar në epërsi skuadrën e Arsenal.
Rast të mirë shënimi kishte edhe Martin Odegaard, por këtë herë Lloris u tregua i saktë dhe nuk lejoi topi të tundte rrjetën.
Thomas Partey gjithashtu dha një vollej-goditje, por që shtylla ia mohoi një supergol për lojtarin.
Tottenham në anën tjetër kishin vetëm mundësi me Heung-min Son dhe Harry Kane, por që Aaron Ramsdale nuk lejoi të shënojnë.
Po rridhte minuta e 36` kur kapiteni, Odegaard gjuajti nga jashtë zona dhe realizoi gol të bukur duke çuar rezultatin në 2:0.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Tottenham.
Ata u vërsulën drejt portës së Ramsdale, duke e rrezikuar në disa raste, por portieri reagoi mirë në ato gjuajtje.
Granit Xhaka dhuroi një top tepër të mirë në zonën e Tottenham për Nketiah, por gjuajtja e tij u prit nga Lloris.
Pjesa e dytë përkundër rasteve nga të dyja palët, nuk solli gola.
Me këtë fitore Arsenal vazhdon marshimin drejt titullit si lider.
Ata pozicionohen në vendin e parë me 47 pikë, tetë më shumë se Man City që pozicionohen në vendin e dytë.
Kurse, Tottenham ndodhen në vendin e pestë, me 33 pikë gjithsej./Lajmi.net/