Arsenali synon transferimin e Trippier

Gjiganti anglez ka shprehur interesim për mbrojtësin e Atletico Madrid.

Sport

08/08/2021 09:11

Trippier ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘The Sun’, Arsenali është duke synuar transferimin e futbollistit gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Topçinjtë” e shohin mbrojtësin e Atletico Madrid si një opsion shum të nevojshëm që ta shtojnë në ekip.

Interesim për anglezin ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze Man Utd por e cila ende nuk ka rënë dakord me klubin spanjoll për shifrën e transferimit.

Kampioni i Spanjës po kërkon mbi 30 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin të largohet. /Lajmi.net/