Arsenali s’e deshi Balotellin
Gjatë verës flitej vazhdimisht se Mario Balotelli mund të transferohej në Arsenal. Por, Topçinjtë nuk e deshën sulmuesin italian dhe trajneri Arsene Wenger tha dy herë “JO” për SuperMarion.

Sport
Mario Balotelli do të transferohet në Liverpool edhe falë… Arsenalit.
Siç njofton tabloidi britanik, Daily Star, trajneri i Gunners, ka thënë dy herë “JO” gjatë kësaj vere, rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit italian në Emirates Stadium.
Rossoneri e shitën përfaqësuesin italian për afro 20 milionë euro, ndërsa ish futbollisti i Interit e Manchester Cityt do të prezantohet në ekipin e ri të hënën.