Arsenali rikthen kreun
Arsenali mposhti Crystal Palacen 2:0 në Emirates Stadium dhe riktheu pozitën e parë në Premierligë. Gjiganti londinez mori pikë të plota dhe u ngjit sërish në krye të tabelës, së paku përkohësisht deri pas përfundimit të ballafaqimit mes Manchester Cityt dhe Chelseas të hënën mbrëma. Në takimin që në pjesën e parë nuk solli gola,…

Sport
Arsenali mposhti Crystal Palacen 2:0 në Emirates Stadium dhe riktheu pozitën e parë në Premierligë.
Gjiganti londinez mori pikë të plota dhe u ngjit sërish në krye të tabelës, së paku përkohësisht deri pas përfundimit të ballafaqimit mes Manchester Cityt dhe Chelseas të hënën mbrëma.
Në takimin që në pjesën e parë nuk solli gola, skuadra e menaxherit Arsene Wenger e zhbllokoi rezultatin menjëherë pas intervalit me golin e Alex Oxlade-Chamberlain.
Talenti anglez u bë hero i ndeshjes për Arsenalin duke shënuar sërish në minutën e 73’të duke ia siguruar skuadrës së tij në fitoren në një ballafaqim ku triumfi ishte i domosdoshëm për gjigantin londinez.
Arsenali kryeson me 55 pikë, dy më tepër se Manchester City dhe pesë më shumë se Chelsea, skuadra që ndeshen të hënën mbrëma në Etihad.