Arsenali regjistron një rekord pas fitores ndaj Newcastles

Arsenali u rikthye te fitorja duke triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Newcastles pranë shikuesve të vet.

Sport

27/11/2021 16:33

Për “Gunners” dy realizatorët ishin Bukayo Saka i cili realizoi në minutën e 56-të, gjersa epërsinë e dyfishoi Gabriel Martinelli i cili sapo hyri në fushë arriti që të shënonte në minutën e 66-të.

Goli hapës i Sakas ndaj Newcastles nënkupton se Arsenali ka hapur rezultatin e para ndaj këtij kundërshtari në secilën nga 17 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, që është ecuria më e gjatë e një skuadre duke shënuar e para ndaj një skuadre tjetër në histori të kompeticionit.

Ndërkohë që një statistikë tjetër nga ‘Opta’ tregon që Arsenali pati 12 raste shënimi për gol në pjesën e parë kundër Newcastles, vetëm Man Utd (15 kundër Aston villa në shtator) ka pasur më shumë pa shënuar në 45 minutat e para të një ndeshje të Premierligës këtë sezon.

“Gunners” me këtë fitore ngriten në kuotën e 23 pikëve, duke qëndruar momentalisht në pozitën e pestë në tabelë. /Lajmi.net/