Arsenali pas Nanit

Arsenali është i interesuar ta përforcojë fazën ofanzivë. Klubi anglez ia ka mësyrë mesfushorit të Manchester Unitedit, Luis Nani.

Sport

25/07/2014 01:35

Mund të jetë sërish në Premierligë e ardhmja e Luis Nani. Mesfushori i krahut i Manchester Unitedit ka përfunduar në shënjestër të Arsenalit.

Gunners janë të gatshëm t’i shpenzojnë 11,4 milionë euro për ta transferuar në Emirates Stadium përfaqësuesin portugez, shkruan ‘caughtoffside’.

Ndërkaq, për lojtarin Topçinjtë i ofrojnë 140 mijë euro në javë. Për Nanin, interesim kishin shprehur Milani dhe Juventusi.