Arsenali ‘Ok’, shpresë për Dortmundin

Arsenali mposhti Olympique Marseillen 2:0 në Emirates dhe është shumë pranë kualifikimit për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Gjiganti katalan mundi skuadrën franceze falë golave nga Jack Wilshere në minutën e parë dhe të 65’të. Fitorja e Arsenalit ka mundur të jetë edhe më e thellë mirëpo Mesut Ozil humbi një penallti në…

Sport

26/11/2013 21:44

Arsenali mposhti Olympique Marseillen 2:0 në Emirates dhe është shumë pranë kualifikimit për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalan mundi skuadrën franceze falë golave nga Jack Wilshere në minutën e parë dhe të 65’të. Fitorja e Arsenalit ka mundur të jetë edhe më e thellë mirëpo Mesut Ozil humbi një penallti në minutën e 38’të.

Megjithatë, skuadra e menaxherit Arsene Wenger kryeson me 12 pikë dhe i mjafton edhe një barazim në duelin e fundit ndaj Napolit për ta siguruar pozitën e parë. Borussia Dortmund mbeti në lojë për kualifikim falë fitores 3:1 ndaj Napolit.

Marco Reus, Jakup Blaszczykowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang shënuan për vendasit kurse skuadra italiane ngushtoi përkohësisht rezultatin në 2:1 me shënimin e Lorenzo Insignes.

 Rezultatet

Arsenal – Marseille 2:0

Dortmund – Napoli 3:1

 Tabela

Arsenal 12

Dortmund 9

Napoli 9

Marseille 0