Arsenali ofron 21 milionë funte për Krychowiak

Veç Karim Benzemas tani skuadra e Arsenalit ka filluar të interesohet edhe për mesfushorin defanziv të Sevilla, Grzegorz Krychowiak.

Sport

12/08/2015 10:39

Mediat angleze shkruajnë se Gunners kanë gati 21.26 milionë funte për transferimin e mesfushorit polak.

Një delegacion i Arsenalit besohet se ishte i pranishëm dje në finalen e Superkupës së UEFA ku Krychowiak luajti ndaj Barcelonës.

Arsene Wenger edhe më herët ishte interesuar për lojtarin pasi kërkon homologun ideal për Francis Coquelin.