Arsenali nuk e mbajti në skuadër Harry Kanen për një arsye qesharake

“Fatkeqësisht, po. Ai ishte topolak dhe aspak atletik, mirëpo ne gabuam".

Sport

14/02/2018 16:19

Ish-drejtori i Akademisë së Arsenalit, Liam Brady, ka treguar se pse klubi londinez nuk e mbajti sulmuesin Harry Kane.

Ai tha që ylli i Tottenhamit nuk ishte aspak atletik, përcjellë “Lajmi.net”.

“Fatkeqësisht, po. Ai ishte topolak dhe aspak atletik, mirëpo ne gabuam. Madje edhe Tottenhami e ka huazuar te klube më të vogla tre apo katër herë”, deklaroi Brady.

“Mirëpo, me vendosmërinë e tij, ai po ndërton një karrierë të shkëlqyer. Dhe e meriton atë. Ai djalë ka një karakter që e udhëheq drejt përmirësimit të vazhdueshëm”.

“Pas (Lionel) Messit, (Cristiano) Ronaldos dhe (Robert) Lewandowskit, vjen ai. Numrat e tregojnë këtë. Ndërsa është vetëm 24 vjeç”, shtoi ai. /Lajmi.net/