Arsenali në bisedime zyrtare me Destron

Sipas lajmeve më të fundit që kanë arritur nga mediat italiane, mësojmë se Arsenali sot është futur në bisedime zyrtare me Romën për të transferuar sulmuesin, Mattia Destro.

Sport

19/01/2015 10:19

E përditshmja italiane, Calciomercato.com raporton se gjatë ditës së sotme, Arsenali do të ketë një takim zyrtare me skuadrën italiane, Romën.

Dhe, tema kryesore e këtij takimi do të jetë një marrëveshje e mundshme ndërmjet palëve, për transferimin e sulmuesit Matti Destro te skuadra londineze.

Wenger dëshiron që të përforcojë repartin ofanziv të skuadrës, dhe Destro është lojtari që pëlqehet tashmë e një kohë të gjatë nga trajneri francez.