Arsenali në bisedime me Realin për mesfushorin spanjoll
Arsenal është në bisedime me Real Madridin për një transferim të mundshëm për Dani Ceballos.
Sport
Ka pasur interesim në mesfushorin ofanziv nga klubet e Premierligës këtë verë, me Tottenhamin që mendohej se ishte destinacioni i tij më i mundshëm.
Por Arsenal është fare pranë marrëveshje për 22-vjeçarin dhe bisedimet për një huazim njëvjeçar janë duke përparuar, përcjell lajmi.net.
Trajneri i Arsenalit Unai Emery është një tifoz i Ceballos, i cili dëshiron të luajë në një ekip ku i garantohet minutazhi.
‘Los Blancos’ ende nuk janë pajtuar për marrëveshjen, por pritet të ndodh shumë shpejtë pasi as Zinedine Zidane nuk do ta pengojë këtë lëvizje.
Ndërkohë, paraprakisht Ceballos – i cili shkëlqeu në Kampionatin Evropian U21 – refuzoi kalimin te Milani. /Lajmi.net/