Arsenali mposhtet në shtëpi (Video)
Arsenali ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në shtëpi në takimin e zhvilluar kundër West Hamit.

Sport
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 43′ të takimit falë golit të shënuar nga Kouyate.
Dhe, në minutën e 57′ Mauro Zarate shënon golin e dytë, duke e vulosur kështu fitoren e skuadrës së West Hamit.
Me këtë fitore, Arsenali është në kuotën e zero pikëve, teksa West Hami është në kuotën e tre pikëve.

https://vine.co/v/ewQ5tVEYQdZ