Arsenali mposht Wimbledonin, Man Utd eliminohet nga West Hami

Skuadra e Arsenalit ka eliminuar Wimbledonin.

Sport

22/09/2021 22:43

Arsenal ka arritur të triumfojë 2-0 ndaj Wimbledon duke siguruar kalim në fazën tjetër të Kupës Carabao, shkruan lajmi.net.

‘Gunners’, ishin më të mirë në fillimi dhe arritën të gjejnë golin e parë qysh në min e 11’ përmes Alexander Lacazette.

Vendasit vazhduan me dominim, megjithatë pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.

Edhe në pjesën e dyte ‘Topçinjtë’ kishin iniciativën dhe pas shumë rasteve të shpërdoruar ishte Emile Smith Rowe ai që shënoi në min e 77’ për 2-0.

Ndërsa rezultatin përfundimtarë 3-0 e vulosi Edward Nketiah me golin e tij në min e 80’.

Kështu Arsenali kualifikohet në fazën tjetër të “Carabao Cup”.

Në anën tjetër Manchester United është eliminuar nga kupa, pasi pësoi humbje 0-1 nga West Hami në “Old Trafford”.

Vendimtarë në këtë ndeshje doli të jetë goli i realizuar nga Manuel Lanzini në minutën e 9’.

“Djajtë e Kuq”, përkundër shumë tentimeve nuk arritën të barazojnë rezultatin dhe kështu e mbyllin aventurën në këtë kompeticion. /Lajmi.net/