Arsenali, mega-ofertë për Iscon

Arsenali do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sport

27/11/2014 09:26

Arsenali është i gatshëm të paguajë 45 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Gjiganti londinez është në kërkim të përforcimeve pas numrit të madh të futbollistëve të lënduar dhe rezultateve jo të mira në periudhën e fundit.

Andaj, Isco është një emër mjaft i dëshiruar nga menaxheri Arsene Wenger dhe tifozët në Emirates, raporton tabloidi britanik “Daily Star”.

Arsenali bëri përpjekje për transferimin e Iscos edhe gjatë verës por futbollisti nuk u largua nga Santiago Bernabeu, ku megjithatë nuk e ka një vend të sigurt si titullar në formacionin e trajnerit Carlo Ancelotti.