Arsenali me tre mbrojtës
Kieran Gibbs i është bashkuar listës së gjatë të futbollistëve të lënduar duke e lënë Arsenalin me vetëm tre mbrojtës për duelin e radhës në Premierligë kundër Burnleyt.
Sport
Arsenali ka mbetur me vetëm tre mbrojtës pasi Kieran Gibbs iu bashkua listës së gjatë të futbollistëve të lënduar.
Gjiganti londinez edhe ashtu ka mungesë të lojtarëve në repartin defanziv pas largimit të Thomas Vermaelen gjatë verës.
Por, problemet janë shtuar me lëndimet e shumta gjatë këtij sezoni, dhe pas këtij të fundit të Gibbs, Arsenali ka mbetur me vetëm tre mbrojtës, Per Mertesacker, Calun Chambers dhe Nacho Monreal, në dispozicion për takimin e ardhshëm kundër Burnleyt në Premierligë.
Andaj, menaxheri Arsene Wenger mund të jetë i detyruar të angazhojë ndonjë anëtar të skuadrës të rinjve si Hector Bellerin e Isaac Hayden për të plotësuar mungesën.