Arsenali me rekord të zi që në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Kampanja e re e Premierligës për sezonin 2021-22 nisi zyrtarisht mbrëmë me sfidën ndërmjet Brentfordit dhe Arsenalit.

Sport

14/08/2021 08:21

Skuadra e promovuar, Brentford arritën një fitore të madhe ndaj Arsenal, duke regjistruar kështu fitoren e parë në ndeshjen debutuese të klubit në kompeticionin e formatit të ri të Premier ligës.

Arsenal në anën tjetër dëshpëruan, duke mos gjetur rrjeten pavarësisht se kishin plot 22 goditje në portë ndaj kundërshtarit.

Sidoqoftë, përpos humbjes, “Gunners” u përkujdesën që menjëherë të vendosin një rekord të zi të klubit.

Klubi londinez ka filluar kampanjën e ligës me humbje ndaj një skuadre të promovuar për herë të parë që nga sezoni 1976-77 kur e kishin bërë ndaj Bristol Cityt në Highbury, raporton Opta. /Lajmi.net