Arsenali me një përforcim nga Dortmundi
Arsenal është vënë në kërkim të një mbrojtësi për afatin kalimtar të verës.

Sport
Një mbrojtës i njohur mund të transferohet në ‘Emirates Stadium’.
‘The Guardian’ shkruan se Arsenal ka vendosur si objektiv mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos.
Mbrojtës grek, në të kaluarën ka veshur edhe fanellat e Milanit dhe Genoas.
29 vjeçari pjesë e Dortmundit është që nga viti 2013, ku ka arritur të regjistrojë 127 paraqitje./Lajmi.net/