Arsenali kundër Anglisë
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere pësoi një lëndim në nyjën e këmbës gjatë miqësores me Gjermaninë dhe duhet t’i nënshtrohet analizave, para duelit të së shtunës kundër Southamptonit në Premierligë. Kjo ndodhi pavarësisht kërkesës së menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger i cili kërkoi nga selektori i Anglisë, Roy Hodgson të mos e rrezikojë Wilsheren në…

Sport
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere pësoi një lëndim në nyjën e këmbës gjatë miqësores me Gjermaninë dhe duhet t’i nënshtrohet analizave, para duelit të së shtunës kundër Southamptonit në Premierligë.
Kjo ndodhi pavarësisht kërkesës së menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger i cili kërkoi nga selektori i Anglisë, Roy Hodgson të mos e rrezikojë Wilsheren në dy ndeshjet miqësore kundër Kilit dhe Gjermanisë.
Por, Wenger u befasua kur pa se Wilshere u inkuadrua në lojë si rezervist të martën mbrëma, kurse e përfundoi duelin me një goditje nga Sidney Sam.
Wilshere, shpreson të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen kundër Southamptonit por kërkesa e injoruar e Wengerit mund të zgjojë një tjetër konflikt mes Arsenalit dhe Kombëtares angleze.