Arsenali kërkon rikthimin e Fabregasit

Arsenali është i interesuar për rikthimin e mesfushorit Cesc Fabregas nga Barcelona, në marrëveshje me vlerë prej 43 milionë eurosh. Gjiganti londinez e ka opsionin e parë për blerjen e 27-vjeçarit, në rast të largimit të tij nga Camp Nou.

Sport

23/05/2014 13:52

Arsenali është i gatshëm të ofrojë 43 milionë euro për rikthimin e Cesc Fabregasit nga Barcelona.

Fabregas i ka ditët e numëruara në Camp Nou pasi trajneri i ri Luis Enrique nuk besohet se është adhurues i ish kapitenit të Arsenalit.

Manchester United është spekuluar në mesin e klubeve të interesuara për blerjen e 27-vkeçarit por njoftimet e fundit sugjerojnë se Fabregas mund të rikthehet në planet e Arsene Wengerit.

Me Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey të përforcuar në mesfushë, Fabregas konsiderohet si një futbollist, tepër i mirë për t’u injoruar.

Arsenali ka opsionin e parë për rikthimin e tij në Emirates, në bazë të marrëveshjes së arritur mes klubeve, kur ai përfundoi tek Barcelona. Kjo nënkupton se Arsenali do të ketë shansin e parë për ta blerë atë, nëse Barcelona e vë në shitje.