Arsenali i furishëm, fiton Chelsea

Arsenali u rikthye nga disavantazhi prej një goli duke shënuar fitore 3:1 në udhëtim te West Ham United në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë, dhe mori kryesimin në pritje të ballafaqimit mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Carlton Cole kaloi West Hamin në epërsi pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, por golat…

Sport

26/12/2013 17:00

Arsenali u rikthye nga disavantazhi prej një goli duke shënuar fitore 3:1 në udhëtim te West Ham United në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë, dhe mori kryesimin në pritje të ballafaqimit mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Carlton Cole kaloi West Hamin në epërsi pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, por golat e shpejtë nga Theo Walcott në minutat 68 dhe 71 e përmbysën rezultatin.

Kurse, fitoren gjigantit londinez ia siguroi rezervisti Lukas Podolski i inkuadruar në lojë në pjesën e dytë në vend të Aaron Ramsey.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 39 pikëve, dy më tepër se Liverpool që në ora 18:30 ndeshet në udhëtim me Manchester Cityn. Fitore shënoi edhe Chelsea që mundi Swansea Cityn me rezultat 1:0, falë golit nga Eden Hazard në minutën e 29’të.

Fitoren më të thellë e realizoi Newcastle United që shkeli Stoke Cityn 5:1, duke shfrytëzuar dy përjashtimet te skuadra kundërshtare.

Rezultatet:

Aston Villa – Crystal P    0:1

Cardiff – Southampton  0:3

Chelsea – Swansea City  1:0

Everton – Sunderland    0:1

Newcastle – Stoke City   5:1

Norwich – Fulham           1:2

Tottenham – WBA           1:1

West Ham – Arsenal       1:3