Arsenali humb Artetan

Kapiteni i Arsenalit, Mikel Arteta do të mungojë për dy javë pas lëndimit që pësoi në duelin kundër Besiktasit. Dhe, kjo i shkakton telashe menaxherit Arsene Wenger.

Sport

21/08/2014 14:21

Arsenali do të jetë pa kapitenin Mikel Arteta në ndeshjet e ardhshme kundër Evertonit dhe Besiktasit pasi mesfushori spanjoll lëndoi nyjën e këmbës në një duel me sulmuesin Demba Ba në ndeshjen e parë të play-offit për kualifikim në Ligën e Kampionëve, të martën në Turqi.

Mungesa e mesfushorit për rreth dy javë mund të përcillet me rikthimin e Mathieu Flamini në formacionin bazë edhe pse skuadra e Arsene Wenger do të ketë telashe për duelin e kthimit kundër Besiktasit.

Kjo për shkak se Aaron Ramsey është i suspenduar pas kartonit të kuq të ndeshjen e parë.