Arsenali fiton me përmbysje derbin londinez

Arsenal ka shënuar fitore pas plotë nëntë ndeshjeve.

Sport

09/12/2019 22:57

‘Topçinjtë’ kanë triumfuar në udhëtim te West Ham me rezultat 1:3.

‘Çekanët’ kaluan të parët në epërsi me mbrojtësin Ogbonna (38’), rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Por në gjysmën e dytë në fushë u pa një Arsenal krejt tjetër, duke shënuar tre gola për nëntë minuta.

Martinelli (60’), Nicolas Pepe (66’) dhe Aubameyang (69’) i dhanë ekipit të tyre triumfin në derbin londinez.

Arsenal tashmë mbetet në vendin e nëntë me 22 pikë, kurse West Ham si mos më keq tubon 16 pikë në pozitën e 16. /Lajmi.net/