Arsenali fiton me penallti

Arsenali u kualifikua për në rrethin e katërt të Capital One Cup ku do të ndeshet me Chelsean, pas fitores me penallti në udhëtim te West Bromwich Albion. Gabimet nga Craig Dawson dhe Morgan Amalfitano e kthyen duelin në favor të Arsenalit, pasi mbrojtësi Nacho Monreal shënoi penalltinë vendimtare. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger kishte…

Sport

25/09/2013 22:45

Arsenali u kualifikua për në rrethin e katërt të Capital One Cup ku do të ndeshet me Chelsean, pas fitores me penallti në udhëtim te West Bromwich Albion.

Gabimet nga Craig Dawson dhe Morgan Amalfitano e kthyen duelin në favor të Arsenalit, pasi mbrojtësi Nacho Monreal shënoi penalltinë vendimtare.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger kishte kaluar në epërsi gjatë kohës së rregullt kur në minutën e 61-të, Thomas Eisfeld shënoi pas asistimit nga Nicklas Bendtner. Por, epërsia e mysafirëve zgjati vetëm dhjetë minuta pasi Saido Berahino barazoi rezultatin dhjetë minuta më vonë.

Vazhdimet nuk sollën gola kurse pas penalltive fitoi Arsenali.