Arsenali e priste Suarezin

Per Mertesacker ka thënë se ekipi i Arsenalit shpresonte se Luis Suarez do t’i bashkohej klubit në verën e shkuar. Suarez ishte objektiv i gjigantit londinez gjatë afatit kalimtar të verës pasi Arsene Wenger i bëri ofertë prej mbi 40 milionë funtesh, por Reds vendosën të mos e lejojnë largimin e tij. Por, mbrojtësi Mertesacker…

Sport

07/02/2014 19:10

Per Mertesacker ka thënë se ekipi i Arsenalit shpresonte se Luis Suarez do t’i bashkohej klubit në verën e shkuar. Suarez ishte objektiv i gjigantit londinez gjatë afatit kalimtar të verës pasi Arsene Wenger i bëri ofertë prej mbi 40 milionë funtesh, por Reds vendosën të mos e lejojnë largimin e tij.

Por, mbrojtësi Mertesacker ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij të Arsenalit e kërkuan ardhjen e Suarezit. “Suarez është djalosh dinak”, deklaroi gjermani për The Guardian.

“Ai duket shumë dinak, andaj kjo është diçka e veçantë në vete. Kur është në fushë, nuk i pengon aspak ajo që ndodh rreth tij. Kur dëgjuam se Arsenali mund të jetë i interesuar për të, pa dyshim se skuadrës i pëlqeu dhe menduam se do të përshtatej. Ai është sulmues tipik”, u shpreh Mertesacker.

Suarez tregoi se u kërkua nga Arsenali duke shënuar 23 gola në 22 ndeshje këtë sezon.