Arsenali dominon Napolin

Arsenali mposhti Napolin me rezultat 2-0 në kryendeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve. Gjiganti londinez dominoi kundër italianëve duke kaluar herët në epërsi në minutën e tetë kur përforcimi i ri Mesut Ozil realizoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit pas asistimit nga krahu i djathtë nga Aaron Ramsey. Ylli…

Sport

01/10/2013 21:37

Arsenali mposhti Napolin me rezultat 2-0 në kryendeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti londinez dominoi kundër italianëve duke kaluar herët në epërsi në minutën e tetë kur përforcimi i ri Mesut Ozil realizoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit pas asistimit nga krahu i djathtë nga Aaron Ramsey.

Ylli gjerman në minutën e 15-të mori rolin e asistuesit kur shërbeu për sulmuesin Olivier Giroud i cili dyfishoi epërsinë e vendasve duke mposhtur nga afërsia portierin Pepe Reina.

Në vazhdim nuk pati më gola dhe Arsenali fitoi me plot meritë duke u ngjitur në kuotën e gjashtë pikëve.

Në duelin tjetër, Borussia Dortmund mposhti Olympique Marseillen me rezultat 3-0 pas dy golave nga Robert Lewandowski dhe një tjetër shënimi nga Marco Reus.