‘Arsenali dhe Liverpooli, ofertë sensacionale për Shaarawyn’

Arsenali dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Milanit, El Shaaraëyn, mirëpo agjenti i tij ka thënë se ata duhet të bëjnë një ofertë sensacionale.

Sport

20/12/2014 11:16

The Daily Express ka raportuar se gjigantët italian, Arsenali dhe Liverpooli janë duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të Milanit, Stephan El Shaarawyt.

Sidoqoftë, agjenti i lojtarit ka thënë se skuadrat që kërkojnë shërbimet e klientit të tij, duhet të paguajnë një shumë sensacionale parashë.

“Nuk kam qenë në kontakt me asnjë skuadër. Stephan nuk do të largohet nga Milani, përpos nëse vjen ndonjë ofertë sensacionale, ofertë e cila nuk mund të refuzohet”.

“Ai është në qendër të projektit të kësaj skuadre”, përfundoi agjenti i lojtarit, deklaratën e tij për media.