Arsenali dhe Juventus në bisedime për Arthur Melon

E ardhmja e Arthur Melos mund të jetë tek Arsenali. Arthur nuk bënë pjesë në planet e Maxi Allegrit, andaj ai do të largohet. Arsenal është skuadra që kërkon shërbimet e brazilianit, transmeton lajmi.net. Siç raportohet nga ‘Daily Express’, Arsenali dhe Juventus po diskutojnë një marrëveshje huazimi njëvjeçare për Arthurin që mund të përfshijë ose…

Sport

25/07/2022 15:40

E ardhmja e Arthur Melos mund të jetë tek Arsenali.

Arthur nuk bënë pjesë në planet e Maxi Allegrit, andaj ai do të largohet.

Arsenal është skuadra që kërkon shërbimet e brazilianit, transmeton lajmi.net.

Siç raportohet nga ‘Daily Express’, Arsenali dhe Juventus po diskutojnë një marrëveshje huazimi njëvjeçare për Arthurin që mund të përfshijë ose një opsion blerjeje ose një detyrim për të blerë, me ‘Bianconerët’ që parashikohet të preferojnë këtë të fundit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja në mes klubeve për brazilianin./Lajmi.net/