Arsenali dërgon ofertë për Correan

Klubi anglez ka shprehur interesim për Joaquin Correan.

Sport

07/08/2021 16:29

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Arsenal ka shprehur interesim për transferimin e Correas në fund të afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Klubi anglez tashmë ka dërguar ofertë zyrtare te Lazio për futbollistin e tyre.

‘The Gunners’, kanë ofruar 20 milionë euro për transferimin e argjentinasit.

Megjithatë klubi italian është duke kërkuar të paktën 30 milionë euro për ta lënë atë të lirë të largohet.

Interesim për 26-vjeçarin kanë shprehur edhe Tottenhami, Evertoni dhe Leicesteri. /Lajmi.net/